50 Cent padit një klinik pas postimit të një imazhi që la të nënkuptohej se reperi ka bërë përmirësim të organit gjenital

Reperi amerikan, 50 Cent ka akuzuar një pronare biznesi në Miami se ka përfituar nga një foto që ka bërë me të duke nënkuptuar në mënyrë të rreme se ai ishte një klient që iu nënshtrua një procedure për përmirësimin e penisit.

Reperi dhe sipërmarrësi, emri i vërtetë i të cilit është Curtis James Jackson III e ka dërguar ankesën e tij në gjykata dhe ka ngritur një padi kundër Angela Kogan dhe bizneseve të saj, “Perfection Plastic Surgery” dhe “MedSpa”.

Ylli i “In Da Club” pretendon se ai e bëri foton me Kogan në shkurt 2020 sepse mendonte se ajo ishte një fanse.

Por që atëherë, ai pretendon se Kogan dhe kompanitë e saj e kanë përdorur foton për të promovuar biznesin, sipas padisë së siguruar nga TMZ.

Fifty vazhdoi të pretendonte në padi se Kogan, e cila drejton “Perfection Plastic Surgery” dhe “Medical Spa” në Miami, përdori fillimisht imazhin për të promovuar klinikat e kirurgjisë plastike në mediat sociale.

“Faleminderit 50 cent që ndaluat pranë klinikës numër një të mjekësisë”, shkroi ajo në mbishkrimin e postimit fillestar më 3 shkurt 2020.

Në foto shihet fituesi i “Grammy” me krahun e tij vendosur rreth Kogan.

Ajo e përshkruan veten si një ‘sipërmarrëse’ si dhe një ‘estetiste e famshme mjekësore’ dhe ‘flebotomiste’, me katër certifikata të ndryshme: ‘CCE CME CLHRP CMA’.

Por më pas, në gusht, “The Shade Room” bëri një postim me Kogan në lidhje me procedurat të rritjes seksuale të meshkujve dhe përdori sërish foton në fjalë, për të cilën Fifty thotë se e bën të duket sikur duhej të bënte ndërhyrje kirurgjike për të përmirësuar penisin.

Fotografia shfaqet sa herë që artikulli postohet ose shpërndahet në internet.

50 Cent thotë se qarkullimi i fotos e ka ekspozuar atë në tallje, dhe ka dëmtuar reputacionin e tij profesional dhe personal, duke shkelur të drejtën e tij për të kontrolluar emrin dhe imazhin e tij.


Në padi, ai po kërkon dëmshpërblim monetar dhe kërkon që gjykatat të ndërhyjnë dhe të detyrojnë Kogan dhe “MedSpa” të ndalojnë së shpërndari foton dhe të pretendojnë se ai është klient.

Theksojmë që gjatë karrierës së tij si reper, Fifty ka lëshuar pesë albume në studio, duke filluar me Get Rich or Die Tryin’ (2003), ndërsa më i fundit i tij ishte Animal Ambition (2014).

Me kalimin e viteve, ai e ka zhvendosur shumë vëmendjen e tij në sipërmarrje të ndryshme biznesi, duke përfshirë prodhimin për film dhe televizion, shumica e të cilave kanë qenë të suksesshme.