50 Cent mbyll koncertin në Gjenevë duke bërë shqiponjën

Një nga ikonat e HipHop-it në botë është padyshim 50 Cent.

Ai është njëri nga artistët më të suksesshëm prej vitesh, për shkak të çmimeve të shumta ndërkombëtare që ka fituar ai.

Curtis James Jackson III i cili është emri i vërtetë i artistit 50 Cent, ka mbajtur një koncert në qytetin e Zvicrës, Gjenevë.

Pasi performoi hitet e tij të cilat që në momentin që i ka lansuar janë pritur mjaft mirë nga audienca në mbarë botën, 50 Cent në mbyllje të koncertit ka përshëndetur pjesëmarrësit duke bërë shqiponjën dykrenare me duar./Lajmi.net/