Video

5-vjeçarja e marrë peng nga Hamasi kthehet në shkollë, përqafohet nga shoqet e klasës

Një vajzë pesëvjeçare izraelite e mbajtur peng bashkë me nënën e saj Daniele, është rikthyer në shkollë.

Daniele dhe Emilia u rrëmbyen nga grupi Hamas, më 7 tetor gjatë një vizite për të qëndruar me familjen në Kibbutz Nir Oz, përcjell klankosova.tv.

Ato ishin dy nga 23 pengjet izraelitë të liruar më 24 nëntor.

Në pamjet e publikuara nga BBC, nga Ministria e Arsimit e Izraelit, ajo mund të shihet duke ecur nëpër portat e çerdhes së saj përpara se të rrethohej nga miqtë që e mirëpritnin dhe i thoshin se e kishin marrë malli.