5 të vdekur nga COVID-19 në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se 5 persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit në Shqipëri.

Ndërkohë, 516 qytetarë kanë rezultuar pozitiv, nga testimi i 2,761 personave të dyshuar për koronavirus.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 157 pacientë, nga të cilët 23 janë në gjendje më të rënduar.