5 pjesëtarë të FSK’së nga Drenasi me Covid-19, Lladrovci: U infektuan nga kolegu i tyre që mori pjesë në protestën e VV’së

Gjatë ditës së djeshme me Covid-19 janë konfirmuar edhe 77 raste të reja, mes tyre pesë në Drenasi, ku sipas kryetarit të kësaj komune, ata janë infektuar nga një koleg i tyre që mori pjesë në tubimin e Vetëvendosjes në shesh, në Prishtinë.

I pari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka njofutar se pesë të infektuarit janë pjesëtarë të FSK’së, dhe të njëjtit sipas tij janë infektuar nga një tjerër pjesëtar i FSK’së, përkrahës i Vetëvendosjes, që kishte marrë pjesë në tubimin e Vetëvendosjes me 12 qershor në sheshin ‘Skëndërbeu’ në kryeqytet.

“Pesë personat që sonte kanë dalë pozitiv janë burim kontakti nga kazerma “Adem Jashari”. Ata janë infektuar nga një pjesëtarë i FSK-së që është edhe pjesëtarë i Vetëvendosjes. Ai është pjesëtarë i Vetëvendosjes dhe ka marrë pjesë në protestën e tyre nga ku edhe e ka marrë infeksionin”, tha Lladrovci në Rtv Duakgjini.

Kujtojmë, që më 17 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 437 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, dhe me Covid-19 janë janë konfirmuar 77