Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se 214 pacientë janë të hospitalizuar sot në klinikat COVID dhe spitalet e përgjithshme.
Nga SHSKUK kanë thënë se 147 pacientë janë të konfirmuar pozitiv me COVID-19, ndërsa, 5 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore.139 pacientë janë me oksigjeno-terapi.
55 pacientë janë të shtrirë në Klinikën Infektive, 38 në atë të Pulmologjisë ndërsa 2 në Klinikën e Pediatrisë.
Njoftimi i SHSKUK’së:
12 gusht 2021, raport ditor nga ShSKUK, lidhur me rastet e spitalizuara me Covid-19
214 pacientë të shtrirë në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme 147 të konfirmuar Covid-19 pozitivë, 139 me oksigjeno-terapi, 5 në gjendje të rënduar shëndetësore.
Në QKUK, 96 pacientë të shtrirë, 57 prej tyre Covid-19 pozitivë, 77 me oksigjeno-terapi– Klinika Infektive, 55 pacientë– Klinika e Pulmologjisë, 38 pacientë– Klinika e Pediatrisë, 2 pacientëNë spitalet e përgjithshme po trajtohen 112 pacientë, 90 prej tyre Covid-19 pozitivë, 62 me oksigjeno-terapi.
Spitali i Prizrenit, 19 pacientë
Spitali i Gjakovës, 48 pacientë
Spitali i Pejës, 19 pacientë
Spitali i Gjilanit, 20 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 8 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 4 pacientë







