5 muaj pas infektimit me Covid-19, Eni Koçi tregon recetën që mund t’i rikthejë shijen

Këngëtarja e njohur, Eni Koçi, zbuloi para pak kohësh se e kishte mposhtur Covidin-19 pa ndonjë shqetësim serioz. Ajo foli rreth kësaj teme kur partneri i saj Genc Prelvukaj, zbuloi se ishte izoluar në shtëpi pasi ishte i infektuar me Covid-19.

“Për fatin tim të mirë, e kam kaluar virusin para tre muajsh pa shqetësime serioze. Ju uroj shërim sa më të shpejtë të gjithëve që po e kaloni ndërkohë”, shkroi këngëtarja përkrah fotos së një testi.

Por edhe pse e kaloi pa shqetësime, këngëtarja ka zbuluar përmes postimve në “Instastory” se pavarësisht se kanë kaluar 5 muaj nga koha kur ka rënë në kontakt me Covidin-19, ende nuk i është kthyer shija e as nuhatja.

“S’e di a e kam bërë saktë”, Eni

Ajo është shprehur se vetmja gjë që ndjen është një shije shumë e keqe e ndonjë ushqimi.

“Nëse ndonjëri prej jush e ka kaluar Covidin, ju lutem më tregoni a ju është kthyer shija dhe nuhatja. Kam 5 muaj që pres të më kthehet dhe asgjë. E vetmja gjë që ndjej është një shije tmerrësisht e keqe e ndonjë ushqimi”, ka treguar këngëtarja ndjekësit e saj.

Ndërsa së fundmi, për të gjithë ata që vuajnë nga i njëjti problem pas infektimit, Eni ka ndarë në “Instastory” “recetën sekrete” që ka mësuar, me shpresë se do t’ia rikthejë shijen.

Në një tjetër video të sajën, Eni shkruan: “Hajt gëzuar! Ishalla na nis 2021 me kthimin e shijes!”.