A e keni ditur?

5 Mars 2001 – Epopeja e UÇK-së | Qazim Beka këndon origjinalin/këngën ‘Çohu Adem’ (Mora Fjalë)

“Mora fjalë”, kënga që dëgjohet më së shumti nga shqiptarët sa herë që vjen Epopeja e UÇK-së, e së fundmi edhe në stadiumin e Shqipërisë kënduar nga mijëra tifozë sa herë që luan ndeshje Kombëtarja Kuq e Zi ka ngritur një çështje tjetër se kush e këndoi i pari, Shkurte Fejza apo dikush tjetër.

Shqiptarët të gjithë e njohin si kënga e Shkurte Fejzës, por në fakt është këngëtari nga Drenica, Qazim Beka ai i cili e ka kënduar për herë të parë më 5 mars të vitit 2001, e ku kënga atë kohë mbante emrin “Çou Adem”.

Videoja e mëposhtme tregon më së miri momentin kur kënga “Mora fjalë”, në atë kohë “Çou Adem”, këndohet për herë të parë në përvjetorin e lavdishëm të Epopesë dhe sakrificës së Jasharajve në krye me Komandantin legjendar, Adem Jashari.

@ballkani.info

5 Mars 2001-Epopeja e UÇK-së, Stadiumi i Prishtinës Qazim Beka këndon origjinalin/këngën ‘Çohu Adem’ (Mora Fjalë) #morafjale #ademjashari #kosova #albanian #shqiperia #fypシ #viral #shqip #shqiptaretneperbote🇦🇱🌍 #prishtina

♬ original sound – Ballkani.info