5 dhjetori ditë zie kombëtare në SHBA për ish-presidentin Bush

Presidenti amerikan, Donald Trump ka shpallur të mërkurën, 5 dhjetorin, ditë zie kombëtare në nderim të presidentit të 41-të, George W. Bush, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë.

Presidenti Trump bashkë me bashkëshorten e tij Melania do të jenë gjithashtu i pranishëm në ceremoninë e varrimit që do të zhvillohet në Katedralen Kombëtare në Uashington.

Trump anuloi një konferencë të planifikuar për media të shtunën pasdite në samitin G20 në Buenos Aires, duke shkruar në Tëitter se nuk do të pranojë pyetje nga gazetarët “nga respekti për familjen Bush dhe ish-presidentin George H.W. Bush”.

Ish-presidenti amerikan, George Walker Bush, vdiq sot në shtëpinë e tij në Hjuston, në moshën 94 vjeçare./