Virusi Covid-19 ka shënuar rënie drastike në krahasim me statistiakt e javës së kaluar, pasi sot Instituti Kombëtar i Shënetit Publik ka raportuar 47 raste pozitiv.

Gjatë 24 orëshit të fundit, Prishtina ka më së shumti të të infektuarëve 18 raste e pasuar nga Vushtria me 6 raste.

“Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 18 raste, komuna e Vushtrrisë 6 raste, komuna e Prizrenit 4 raste, komuna e Vitisë 3 raste, komuna e Podujevës 3 raste, komuna e Gjilanit 3 raste, komuna e Lipjanit 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Dragash, Ferizaj, Fushë Kosovë, Gjakovë, Mitrovicë, Pejë, Rahovec dhe Skenderaj”, thuhet në njoftimin  Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

Ditën e djeshme u raportuan 96 raste, ndërsa kishte data ku ishin raportuar mbi 100 raste. /Ballkani.info/