4600 persona nuk duan të jenë kosovarë, heqin dorë nga shtetësia

Rreth 4 mijë e 600 kosovarë kanë hequr dorë nga shtetësia gjatë vitit 2021.

Ky numër është dukshëm më i lartë se një vit me herët kur nga shtetësia kishin hequr dorë 3 mijë e 600 persona.

Zyrtarë nga Ministrinë e Punëve të Brendshme thonë se arsyeja kryesore për heqjen dorë nga shtetësia, është mos lejimi i dy shtetësisë në shtete të ndryshme, kryesisht të Bashkimit Evropian, ku kanë migruar shumë kosovarë.

Ndryshe nga viti 2020, kur nga shtetësia e Kosovës hoqën dorë rreth 3 mijë e 600 persona, numri i kosovarëve që janë liruan nga shtetësia deri në fund të nëntorit të këtij viti, është dukshëm më i lartë se vitin e kaluar, shkruan RTKlive.