Deri në orën 11:00 vetën 46 qytetarë e kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për të marrë pjesë në votimin për apo kundër largimit të kryetarit të Leposaviqit.
Në Leposaviq, kanë të drejtë vore 13 mijë e 674 qytetarë.
Kujtojmë se në zgjedhjet e jashtëzakonshme të prillit të vitit 2023, që u mbajtën pas tërheqjes së serbëve nga institucionet e Kosovës në fund të vitit 2022 në shenjë pakënaqësie ndaj vendimit për targat të Qeverisë së Kosovës, u bojkotuan nga partitë dhe popullata serbe.
Si rrjedhojë, udhëheqjen e Leposaviqit e mori Lulzim Hetemi nga Lëvizja Vetëvendosje.







