45 pjesëmarrës do të garojnë të shtunën në sllallom të vogël dhe të madh

Kampionati i Republikës së Kosovës në sllallom do të fillojë që nga nesër dhe mbahet në Brezovicë.

Këtë për Ballkani.info e konfirmoi kryetari i Federatës së Skitarisë së Kosovës Milaim Kelmendi .
Sipas tij ky kampionat ka karakter tradicional, pasi që mbahen çdo vit.

“ Për këtë vit janë paraparë të jenë 45 garues të cilët I takojnë kategorive senior kurse për kategoritë e reja gara mbahet në Bogë” shtoi Kelmendi.
/Ballkani.info/