45 persona vdiqën në aksidente trafiku për tetë muaj në Kosovë

Për tetë muaj (janar- gusht 2020), në Kosovë kanë humbur jetën 45 persona në aksidente të ndryshme trafiku.

Gjatë kësaj periudhe kohore kanë ndodhur gjithsej 8,005 aksidente trafiku, prej të cilave 3,145 kanë përfunduar me persona të lënduar.

Lëndime trupore kanë pësuar gjithsej 5,854 persona, thuhet në përgjigjen e policisë për Sinjali.

Ndërsa, 4,817 aksidente trafiku kanë përfunduar vetëm me dëme materiale.

Për shkelësit e rregullave të trafikut, brenda tetë muajve policia ka shqiptuar 247,034 gjoba.

Sipas të dhënave të policisë, në tetë mujorin e vitit të kaluar ka pasur më shumë aksidente trafiku sesa në këtë vit.

Si pasojë e aksidenteve në trafik, në periudhën janar-gusht 2019 kanë vdekur 69 persona, apo 24 viktima më shumë sesa në këtë vit. Lëndime trupore kanë pësuar 7,599 persona, ndërsa në total kanë ndodhur 10,353 aksidente.