45 milionë borxhi ndaj ujësjellësit “Prishtina”, nga nesër aksion ndaj borxhlinjëve në Graçanicë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë të ditur se 45 milionë euro është borxhi ndaj shërbimeve të ujit, prej tyre 40 milionë janë nga sektori i amvisërisë dhe mbi pesë milionë nga sektori i bizneseve të vogla e të mëdha.

Në njoftimin e lëshuar të KRUP thuhet se nuk ka ujë të pijshëm pa paguar faturat e ujit, “ngase kemi një kosto të lartë të trajtimit të ujit dhe shpërndarjes përmes tubacioneve primare, sekondare e terciare deri te konsumatorët”.

Tutje, theksohet se nga nesër do të ketë aksione të mëdha me disa ekipe të shkyçjes dhe inspektor , me fokus konsumatorët që kanë borxhe tejet të mëdha në Graçanicë.

Në këtë aksion do të asistojë edhe Policia e Kosovës.