45% e industrisë gjermane të luftës së dytë botërore vinte nga miniera e Trepçës(VIDEO)

Në një paraqitje televizive, akademiku nga Shqipëria Apollon Baçe ka vlerësuar se pasuritë nëntokësore të Mitovicës kanë vlerën 500 miliardë dollarë

Ai ka cituar një libër të huaj që flet për pasuritë nëntokësore të Mitrovicës, që sipas këtyre shifrave vlera arrinë deri në 500 milionë dollarë.

45 për qind e plumbit që e përdori Hitleri dhe Gjermania gjatë luftës së Dytë Botërore vinin nga miniera e Trepçës. E përdori edhe për nëndetëse.

“Të gjithë ata fishekët që shkonin në ajër dhe gjylet që fishkëllenin vinin nga Mitrovica, nga miniera e Mitrovicës. Do të thotë 45 për qind të indrustrisë gjermane të luftës e bënte Mitrovica”, ka thënë Baçe, transmeton Ballkani.info.

Për të mësuar më shumë rreth kësaj shikoni videon më poshtë:

Ndryshe, tema për pasuritë nëntokësore të Trepçës u hap kur BE tha se Trepça do të diskutohet në dialogun Kosovë-Serbi. Kjo deklaratë nxiti reagime të ashpra në Kosovë, më pas BE u tërhoq duke shtuar se vet shtetet duhet të vendosin se çka të diskutohet në tavolinë.