45 aksidente në trafik për një ditë në Kosovë

Dhjetëra aksidente në trafik po vazhdojnë të shkaktohen në Kosovë.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se vetëm gjatë 24 orëve të fundit në vend janë shkaktuar 45 aksidente në trafik.

15 aksidente kanë qenë me të lënduar ndërsa 30 me dëme materiale.

Dhjetëra aksidente në trafik janë shkaktuar edhe gjatë ditëve të kaluara.

Ndërsa, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar edhe 694 gjoba ndaj gjithë atyre që nuk kanë respektuar rregullat në trafik.

Ndërsa, 802 gjoba ndaj atyre që nuk kanë respektuar Ligjin COVID-19.

Kujtojmë që shkaktarët kryesorë të aksidenteve në trafik janë vlerësuar të jenë: Shpejtësia, mosrespektimi i rregullave në trafik, përdorimi i telefonit gjatë vozitjes dhe vozitja nën ndikimin e alkoolit.