View this post on Instagram

Miq! Lavdi Zotit, lamë pas më të keqen dhe pamë se në dite të veshtira mund te bëhemi bashkë. Jemi prindër të rinj dhe bashkë me Xhensilën me zemrën plot provuam se familja mundet me çdo provë që Zoti na vë përpara. Të gjithë forcat tona mediatike u përqëndruan në shërbimin e atyre që kishin nevojë, ndaj vendosa të ndërprisja çdo postim qoftë edhe informativ mbi filmin “Falco”. Nuk mund të solidarizohesha vetëm një ditë, të kisha sy dhe veshë vetëm ditën e fatkeqsisë, të bëja të shurdhrin apo të verbrin ditët e tjera duke i shërbyer interesin tim. Ija që më rriti dhe edukoi nuk do “ma bënte hallall”. Gjatë gjithë këtyre ditëve jam munduar të gjendem afër e tu shërbej me gjithë mundësitë njerërzve të mi. Siç edhe e kam thënë, me të ardhurat dhe fitimet nga filmi, do të vazhdoj ta bëj me gjithçka mundem, në mbështetje të atyre që vërtet kanë nevojë. Nga sot rinisim seriozisht, aty ku e lamë suksesin e komedisë më aktuale edhe më të bukur shqiptare “Falco”. *Çdo ditë në kinema. Të qeshim se kemi shumë nevojë dhe “Falco” e dini ju, ËSHTË MAKSIMUMI!!! Një përqafim për secilin prej jush. Zoti ju rujt!

A post shared by bes kallaku (@bes_kallaku) on