43 vjet përvojë pune në Infektivë: Kjo është infermierja kosovare që e mundi koronavirusin

Nga 224 të infektuarit me covid-19 ka edhe personel shëndetësorë, policë e zyrtarë tjerë të institucioneve të Kosovës. Në mesin e tyre ishte edhe infermierja Remzije Musliu, e cila tashmë ka mposhtur koronavirusin, duke u shëruar plotësisht.

Musliu ka 43 vjet që punon në Klinikën Infektive të QKUK’së, dhe me datë 30 mars  bashkë me 3 infermiere tjera të këtij reparti rezuloti pozitive në testet për koronavirus.

Infermierja Remzije  ishte hospitalizuar menjëherë pas konfrimimit dhe pas më shumë 9 ditësh ka dalur e shëruar dhe është liruar për në shtëpi.

Infermierja Remzije Musliu

Ky është njoftimi i plotë i Sindikatës së Infermirëve të Kosovës:

Remzije Musliu, punon si infermiere për 43 vite me radhë në Klinikën Infektive. Që nga paraqitja e rastit të parë me COVID-19 duke i respektuar rregullat e profesionit qëndroi larg familjes duke e kryer punën me përgjegjësi të plotë ne klinikë.

“Me datë 30.03.2020 ashtu sikur edhe 3 infermiere tjera te Klinikes Infektive pati fatin të rezultoi pozitiv me COVID-19, nga ajo datë deri më sot ajo u hospitalizua në Infektive ku me ndihmën dhe me përkushtimin e të gjithë personelit shëndetsor të Klinikës Infektive, bashkarisht arritën ta mposhtin virusin dhe sot me datë 08.04.2020 rezultoi negativ dhe lëshohet për në shtëpi, ku do te vazhdoj të qëndroj edhe për një kohë sipas rregullave të përcaktuara nga IKSHPK.