42 pacientë janë me oksigjenoterapi në Spitalin e Pejës, 17 në gjendje të rëndë

Në Spitalin e Pejës janë duke u trajtuar 59 pacientë me COVID-19, prej tyre 42 janë me oksigjenoterapi.

Në raportin e spitalit thuhet se 1 pacient është me respirator dhe 17 pacientë janë në gjendje të rëndë, shkruan ballkani.info

Gjatë 24 orëve të fundit 5 pacientë janë shëruar nga COVID-19 në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë dhe 165 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor. /Ballkani.info/