414 viktima dhe mbi 18 mijë raste të reja me COVID 19 në Itali

Në  24 orët e fundit në Itali janë shënuar 414 viktima nga koronavirusi. Ndërkohë që rastet e reja kanë kapur shifrën e 18 mijë e 20 personave nga 121 mijë e 275 testime që janë bërë në 24 orët e fundit.

Me 414 viktimat që u regjistruan sot, numri total i fataliteteve ka shkuar në 77,291 që nga fillimi i pandemisë.

Italia radhitet e 8-ta në botë për nga numri më i madh i rasteve të infektuara.

Ky shtet ka regjistruar deri tani 2 milionë e 220 mijë e 361 raste.

1 milionë e 572 mijë e 15 persona janë shëruar nga ky virus, ndërsa 571 mijë e 55 raste janë aktive me të.

Italia deri tani ka testuar 27 milionë e 439 mijë e 249 persona për COVID-19.

Në raportin ditor të publikuar sot evidentohet fakti se shtrimet në spitalet në Itali u rritën me 117 persona. Në pavijonet e spitaleve janë 23,291 pacientë.