Ministria e Punëve të Jashtme siriane konfirmoi se 41 persona kanë vdekur nga kolera dhe se 757 persona janë sëmurë që nga rasti i parë që u regjistrua në fillim të shtatorit.
Më shumë raste infektimesh raportohen në Aleppo (477), ndërsa tetë raste janë regjistruar në kryeqytetin Damask, raportoi TAS.
Përfaqësuesi humanitar i Kombeve të Bashkuara në Siri, Imran Riza tha se shpërthimi filloi kur uji nga burime të patestuara, si lumi Eufrat, u përdor gjatë sezonit të verës.
Sipas tij, epidemia në Siri paraqet një kërcënim serioz për banorët e gjithë Lindjes së Mesme.
Të dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë tregojnë se mesatarisht 1.3 deri në 4 milionë raste të kolerës regjistrohen çdo vit në botë dhe se disa dhjetëra mijëra njerëz vdesin nga kjo sëmundje. /Euronews albania







