Navalny

400 persona arrestohen në memorialet e Navalny në Rusi

Sipas grupit të të drejtave të njeriut OVD-Info, numri i personave të arrestuar në të gjithë Rusinë dje teksa mblodhën dhe vendosën lule për Alexei Navalny është rritur në 400.

Kjo e bën atë valën më të madhe të arrestimeve në ngjarjet politike në Rusi që nga shtatori 2022, kur pati demonstrata kundër “mobilizimit të pjesshëm” të rezervistëve të presidentit, Vladimir Putin për të ndihmuar në luftën në Ukrainë, shkruan SkyNews.

Arrestimet u kryen në 32 qytete ruse, me më shumë se 200 në Shën Petersburg, tha OVD-Info.

Shumica e arrestimeve të tjera ishin në Moskë.

Protestuesit kanë vendosur lule dhe ndezur qirinj, ndërsa kanë kënduar himne dhe kanë derdhur lot.

VIDEO BONUS: Qytetari: Amerikën jemi ka e anashkalojmë e nuk është mirë, se na ka çliru