Steve Jobs

40 vjet më parë Apple lansoi kompjuterin personal Macintosh

Macintosh-i i parë i Apple – një pajisje që revolucionarizoi kompjuterët personalë – mbushi 40 vjet prej kur u lansua për herë të parë.

Kompjuteri “që ndryshoi lojën” doli për herë të parë në shitje më 24 janar të vitit 1984, transmeton Telegrafi.

Ish-shefi i Apple, Steve Jobs e kishte prezantuar Macintoshin e parë gjatë një eventi në Cupertino; në ditët e sotme seritë e reja të kompjuterëve të Apple njihen thjesht me termin Mac.

Gjiganti teknologjik, ka lansuar një seri produktesh inovative dhe së shpejti pritet të lansojë edhe kufjet Visi