40 aktakuza të ngritura për 24 orë

Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 40 aktakuza kundër 42 personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu në raportin 24 orësh, me urdhër të prokurorit të shtetit thuhet se janë ndaluar për 48 orë 14 persona, si dhe janë bërë dy kërkesa për caktimin e paraburgimit të pesë personave, të cilët dyshohen se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Gjithashtu, prokurori i shtetit njofton se ka bërë kërkesë për sekuestrimin e disa mjeteve të cilat dyshohen se janë përdorur për kryerjen e veprës penale “Organizimi i skemave piramidale”.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar gjashtë persona të dyshuar. Po ashtu, kjo prokurori ka bërë një kërkesë për caktim të masës së paraburgimit për një person. Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur nëntë aktakuza kundër 10 personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur pesë aktakuza kundër gjashtë personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur një aktakuzë, si dhe ka bërë kërkesë për sekuestrimin e disa mjeteve të cilat dyshohen se janë përdorur për kryerjen e veprës penale “Organizimi i skemave piramidale”.

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur katër aktakuza, kundër katër personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestarë janë ndaluar pesë persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh, në tre raste të ndara, si dhe është bërë kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak kundër katër personave, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”. Gjithashtu kjo prokurori ka ngritur ngritur pesë aktakuza kundër pesë personave për vepra të ndryshme penale.

Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar një person për shkak të veprës penale “Kanosje“, dhe një person për shkak të veprave penale “Ndërtim pa leje“ dhe “Heqja e vulave zyrtare“. Po ashtu Prokuroria Themelore e Mitrovicës, ka ngritur nëntë aktakuza kundër nëntë personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur shtatë aktakuza kundër shtatë personave për vepra të ndryshme penale.

loading…