4-vjeçari sfidon yjet e NBA, shikoni çfarë koshi shënon (VIDEO)

Një djalosh 4-vjeçar, nga Westerville, Ohio, shfaqet në park së bashku me prindërit e tij. Në një video të filmuar nga babai i tij shihet tek Calvin merr qëndrim dhe hedh një top të vogël në një trajektore të përsosur duke shënuar në shenjë.

Moskokëçarës Calvin kthehet drejt topit të futbollit dhe fillon të luaj me të, ndërsa Z. dhe Znj. Shannon e përgëzojnë të birin.

Calvin ka gjithashtu kanalin e tij personal në YouTube ku performon për ndjekësit shumellojshmëri gjuajtjesh, në basketboll, baseball, futboll dhe frisbee.

Një prej këtyre videove nuk mundi ti shpëtonte as ekipit legjendar te basketbollit, Harlem Globetrotters të cilët shprehën dëshirën për të njohur djaloshin. Pas një takimi me Calvin ata mbetën të mahnitur nga aftësitë e tij.