Pandemia

4 viktima sot nga COVID-19 në Kosovë, totali shkon në 79

Katër persona kanë vdekur nga COVID-19 në Kosovë në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 79.

Kjo bëhet e ditur nga raporti i sotëm i Institutit Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

Gjithashtu sot është rritur edhe numri i të infektuarve, me shifrën rekorde prej 195.

“Sot më 06 korrik 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 429 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 195 raste pozitive. Numri total i rasteve pozitive 3.703 raste nga 25.674 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 79 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, thotë IKSHPK.

Kurse janë shëruar 44 persona, duke e çuar numrin e të shëruarve në 1946.

Në Kosovë aktualisht janë aktivë 1678 persona me COVID-19.