Katër person janë lënduar në aksidentin në rrugën Gjakovë-Pejë, përkatësisht në fshatin Hereq.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj ka njoftuar për Ballkani.info se në këtë aksident janë përfshirë tri vetura.

“Me datën 28.08.2022 rreth orës 23:25 në fshatin Hereq-Gjakovë ka ndodhur aksident trafiku mes tri automjetesh, ku përveç dëmeve të konsiderueshme materiale, ndihmë mjekësore kanë kërkuar katër persona”, tha Elezaj.

Ai tha më tej se njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor ju është përgjigjur rastit si dhe është njoftuar prokurori kompetent.