4 të burgosur tentojnë të arratisen nga qelia

Katër rumunë të burgosur kanë tentuar që të arratisen nga burgu në Solliciano, Firence. Ata kanë qenë protagonistë të një përleshjeje me të burgosur shqiptarë, ditët e fundit.

Sekretari i Përgjithshëm Rajonal i Drejtorisë së Burgjeve, Eleuterio Grieco, tha se ‘duhet të pranojmë profesionalizimin e Policisë së Burgut, që ka penguar dhe ka kapur një arratisje thuajse të sigurt, pasi autorët kishin gërryer shtyllat e betonit me mjete rrethanore.

Solliciano ka nevojë për ndërhyrje urgjente dhe masa në kushtet e sigurisë dhe kushtet e jetesës, të denja për një vend të civilizuar”, tha ai.