Është duke vazhduar edhe më tej mbledhja e kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e këtij subjekti politik, Gentiana Azemi, duke bërë të ditur se pas përfundimit të mbledhjes, do të ketë deklarim nga kreu i partisë, Lumir Abdixhiku.

Në mbledhjen e udhëhequr nga Abdixhiku, anëtarët e kryesisë po trajtojnë tema sa i përket rezultatit zgjedhor dhe hapave që do të ndërmerren pas certifikimit të rezultateve.

@ballkani.info

Çka po ndodh në LDK? Kryesia po vazhdon mbledhjen që 3 orë

♬ original sound – Ballkani.info