Alketa Vejsiu

“4 ditë pa rroba”, çfarë ka ndodhur me Alketa Vejsiun?

Moderatorja e njohur, Alketa Vejsiu ka nisur pushimet e saj në Holandë.

Por gjatë rrugës asaj i ka ndodhur një incident. Moderatores i ka humbur valixhja në Vjenë.

Teksa në rrjetet sociale ajo ka shpërndarë pamjet e mrekullueshme nga Europa, Alketa pranon, ajo ka humbur valixhen dhe prej 4 ditësh është pa rroba, vetëm me çantën e dorës.

“Kam 4 dite qe me ka humbur valixhja transit ne Vjene! Pa rroba, vetem me cante dore, ne kete udhetim do shikoni megjithate nje njeri te gezuar. Nese keni pervoja te ngjashme me thoni ju ka ardhur valixhja? Pas sa ditesh? Ku jua derguan?,”-shkruan ndër të tjera Vejsiu.