39 emigrantët e vdekur, shoferi nga Mbretëria e Bashkuar trafikonte prej 10 muajsh

Shoferi i kamionit që u arrestua pas vdekjes së 39 emigrantëve në trajnerin e kamionit të tij frigorifer, Maurice Robinson, doli sot në gjyq dhe u akuzua nga prokuroria angleze se ka 10 muaj që punon për një trafik ndërkombëtar qeniesh njerëzore.

Ndaj tij është janë ngritur 39 akuza të vrasjes nga pakujdesia, dy akuza për trafik njerëzor dhe një akuzë për pastrim parash.

25-vjeçari nga Irlanda e Veriut, gruaja e të cilit është në pritje të një fëmijë, nuk shfaqi emocione teksa prokurori i lexoi akuzat.

loading…