38 persona të dyshuar me Covid-19 në Vushtrri, sot dalin rezultatet

Pas 11 rasteve të reja me koronavirus në Vushtrri, sot do të testohen mbi 38 kontakte të të infektuarve.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar drejtori i Shëndetësisë në Vushtrri, Sylejman Meholli.

“ Ende nuk i kemi marrë nga qendra operative listën e testimeve për sot, por mbrëmë na u është konfirmuar se 38 mostrat e marrura dje nga komuna jonë, pritet të punohen dhe publikohen rezultatet sot”, ka thënë Meholli.

Dy ditët e fundit janë konfirmuar edhe 11 raste të reja me koronavirus në këtë komunë, sipas kryetarit të kësaj komune, Xhafer Tahiri, këto raste po shënojnë valën e dytë të përhapjes në Vushtrri.

Në Vushtrri janë konfirmuar gjithsej 35 raste me Covid-19, 1 prej tyre ka vdekur dhe 11 raste janë aktive, prej tyre edhe dy punëtorë shëndetësorë.