37 vjeçarja nga Klina u infektua nga e motra, nuk e dinte se ka Covid-19

Një 37 vjeçare nga Bokshiqi i Klinës e cila ka rezultuar pozitiv me Covid-19, po del se u infektua nga e motra e saj. Ajo u infektua duke i qëndruar pranë motrës së saj e cila po mjekohej në infektivë.

Forcave të rendit të dielën iu doli punë në një lagje të fshatit Bokshiq Klinës. Një banore nga ky fshat të shtunën rezultoi pozitive në kronavirus. Ajo u infektua nga motra e saj 40 vjeçare nga Gjakova e cila është shtatzënë duke u trajtuar në mjekim intensiv në Klinikën Infektive.

Pacientja nuk ishte në dijeni se familjarja e saj vuante nga covid-19 derisa u diagnostifikua në mostrën e 3’të.

Krahas 37 vjeçares nga Bokshiqi e cila rezultoi pozitiv edhe bashkëshorti dhe kunati i 40 vjeçares shtatzënë rezultuan negativ.

Vëllai i të dy motrave të infektuara hedh dyshimin se ku kanë mundur ta marrin atë.

Ndryshe siç thonë familjarët motra e tyre është në gjendje të mirë e cila po qëndron në një dhomë e vetëizoluar.

Ndërkohë pritet të testohen edhe 11 anëtarët e tjerë të kësaj familje.

Në bazë të asaj që është thënë nga profesionistët shëndetësorë  inkubacioni i virusit zgjat deri në 14 ditë derisa në të dy këto raste verifikimi se janë me covid-19 ka më pak ditë.

Të infektuar në Klinë janë 5 persona ndërkaq rasti i parë është shëruar.