37 raste të reja me koronavirus në vendbanimet serbe në Kosovë

37 raste të reja me Coronavirus janë regjistruar në komunitetet serbe në Kosovë, bëri të ditur sot specialisti i epidemiologjisë nga Instituti i Shëndetit Publik në Mitrovicë, Aleksandar Antonijeviq.

Kjo shifër ka dalë nga 68 persona sa janë testuar brenda 24 orëve.

Nga ky numër, 16 nga të infektuarit janë nga Mitrovica e Veriut, 9 nga Leposaviqi, 4 nga Zveqani dhe 3 në Zubin Potok.

Nga një rast është regjistruar edhe në vendbanimet serbe në Kamenicë, Prizren dhe Gjilan, kurse 2 në Prilluzhë.

Kujtojmë se, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se nga sot, informacionet për numrin e mostrave të analizuara, numrin e atyre që rezultojnë pozitiv në Covid-19, numrin e të shëruarve, numrin e të vdekurve, numrin e rasteve aktive si dhe shpërndarjen e tyre sipas komunave, do të jepen në ora 15:00.