Të dielën me 14 mars LDK do të mbajë Kuvendin e Përgjithshëm ku do të zgjidhet kryetari dhe organet tjera të partisë.

Deri më tani kandidaturat për kryetarë të LDK-së i kanë paraqitur Lumir Abdixhiku, Lutfi Haziri, Anton Quni dhe së fundmi edhe Besian Mustafa, shkruan Ballkani.info.

Neni 18 i Statutit të LDK-së thotë se Kuvendin e LDK-së e përbëjnë 354 delegatë të zgjedhur në Kuvendet e degës plus kryetari aktual i LDK-së, që me automatizëm është delegat i Kuvendit të Përgjithshëm.

Degët e LDK-së dërgojnë delegatë në Kuvendin e LDK-së në varësi të peshës së tyre elektorale në zgjedhjet e fundit lokale.

Në bazë të zgjedhjeve të fundit komunale që janë mbajtur në vitin 2017, shpërndarja e delegatëve që do të votojnë në Kuvendin zgjedhor të LDK-së është si më poshtë.

Renditja:

Prishtinë – 44

Pejë – 31

Podujevë- 29

Gjilan – 28

Ferizaj – 24

Lipjan – 20

Prizren – 18

Fushë Kosovë- 15

Suharekë – 15

Viti – 14

Istog – 13

Mitrovicë – 11

Rahovec – 10

Vushtrri – 10

Kamenicë – 9

Gjakovë – 8

Dragash – 8

Malishevë – 7

Klinë – 7

Deçan – 6

Obiliq – 5

Kaçanik – 4

Shtime – 4

Drenas – 2

Novobërdë – 2

Shtërpcë – 2

Junik – 2

Skenderaj – 1

Zhur – 1

Çabër – 1

Zubin Potok – 1

Zveqan – 1

Leposaviq – 1

Graqanicë – 1

Kllokot – 1

Statuti i LDK-së thotë se votat për kryetar janë të fshehta, dhe zyrtarizmi i kandidaturave bëhet në ditën e Kuvendit.

Për t’u pranuar kandidaturat në fillim duhet të marrin besimin 50% + 1 votë të 355 delegatëve.

Në këtë rast një delegat mund të votojë për më shumë se një kandidatë, në mënyrë që të njëjtit t’ia mundësojë garën për kryetar.