35 raste me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë, asnjë viktimë
Nga 2.193 testime të kryera, 35 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus në Kosovë.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 79 pacientë, duke çuar numrin e të shëruarve në 156.412.
Numri i rasteve aktive me koronavirus është 1.051.
Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë si pasojë e COVID-19.