35 mijë viktima, bota nis të mbushet me spitale fushore FOTO

Numri i viktimave nga koronavirusi në mbarë botën shkoi në 35 mijë këtë të hënë, kurse numri i të prekurve është 737 mijë.

Të dhënat e universitetit ‘John Hopkins’ tregojnë se vendi me më shumë viktima është Italia, me 10779 të tilla.

Më pas vjen Spanja me 7340 viktima.

SHBA është vendi me më shumë të infektuar, 143 mijë në total. Më pas vjen Italia me 97 mijë dhe Spanja me 85 mijë.

Në mbarë botën kanë nisur të ngrihen spitale fushore për të përballuar fluksin.