35% e popullatës së rritur e vaksinuar me dy doza, deri në fundvit pritet të tejkalohet 60%-shi

Qeveria e Kosovës ka njoftuar se deri më tani mbi 440.000 mijë qytetarë janë vaksinuar me dy doza apo 35% e popullatës së rritur – mbi 18 vjeç.

Përmes një postimi në Facebook, u shprehën se me këtë ritëm janë në rrugë të mbarë që të tejkalojnë cakun prej 60% të popullatës së rritur deri në fund të vitit, shkruan Indeksonline.

Njoftimi i plotë:

Deri tani mbi 440.000 mijë qytetarë janë vaksinuar me dy doza apo 35% e popullatës së rritur – mbi 18 vjeç. Procesi i vaksinimit po vazhdon dhe me këtë ritëm jemi në rrugë të mbarë që të tejkalojmë cakun prej 60% të popullatës së rritur deri në fund të vitit.

Ndërkohë, këtë javë numri i rasteve të reja ka pësuar rënie të ndjeshme, sikurse edhe rasteve të hospitalizuara. Nga sot kemi nën 10.000 raste aktive, për herë të parë pas 15 gushtit, kurse sot pozitivitet i rasteve të reja është vetëm 2.98%, më i ulëti që nga 2 gushti.

Familjeve të viktimave nga COVID-19 u shprehim ngushllimet më të sinqerta.

Le të vazhdojmë me kujdes, duke i respektuar masat dhe duke u vaksinuar. Bashkë ia dalim!