349 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se janë shënuar 42 raste të reja me COVID_19 në Kosovë, ndërsa në total numri i rasteve aktive është 349.

MSH ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shëruar 64 persona, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga COVID-19 kanë vdekur 3,199 persona.

Ministria njofton se janë dhënë 20 vaksina, ndërsa në total nga fillimi i vaksinimit janë administruar 1,835,767.