34-vjeçarja e bën tatuazh të fejuarin 91-vjeçar, por “ai” është një llambë!

Amanda Liberty 34-vjeçare, së fundmi ka bërë në dorë një tatuazh të “të fejuarit” të saj që quhet Lumiere e është 91 vjeçar.

Kështu e cilëson ajo “të fejuarin”. Por, “i fejuari” i saj është veçse një llambë!

Amanda është nga Leeds, Angli, dhe është tërësisht e dashuruar në këtë llambë, shkruan DailyMail, transmeton Koha.net.

E cilësuar si person që tërhiqet seksualisht nga objektet, Amanda në fakt është angazhuar maksimalisht të kalojë jetën e saj me këtë llambë, për të cilën thotë se është dashuruar qysh në shikim të parë.

Kjo llambë është zbuluar në Gjermani, 91 vjet më parë.

Ajo thotë se është dashuruar në të në moshën 14 vjeçare, dhe prej atëherë, e ruan dashurinë e pakushtëzuar ndaj llambës. Është tejet e pakuptueshme dhe mjaft e çuditshme, por, ajo do që të realizojë edhe dasmë me të.

“S’mund të kontrollosh ndjenjat tua kur dashurohesh në dikë. Gjithë jetën kam kaluar duke rregulluar e duke bërë koleksione të llambave. Por kur e pashë këtë në eBay nuk munda t’i përballoj ndjenjat e mia. Jam tërësisht e dashuruar”, është shprehur ajo.

Pavarësisht kritikave të mëdha që merr, Amanda thotë se dashuria që ndjen ajo është krejtësisht natyrale dhe normale.