Ky është reagimi i Lorik Canës pas tërmetit në Shqipëri

Lorik Cana është në mesin e shumë personave që po lutet për viktimat e tërmetit në Shqipëri.

Një tërmet i fuqishëm ka goditur Shqipërinë, me epiqendër në Detin Adriatik, ku ka prekur më së shumti qytetin e Durrësit.

Raportimet e para nga Shqipëria bëjnë të ditur për disa të vdekur, dhe një numër të madh të të lënduarve.

Lorik Cana në Facebook, ka reaguar me një postim ku e vendos flamurin e Shqipërisë, dhe lutet për viktimat.