Një 33-vjeçar nga Rahoveci ka ndërruar jetë si pasojë e COVID-19.
Kjo është konfirmuar nga vet kryetari i komunës, Smajl Latifi.
Latifi ka thënë se edhe katër anëtarë të tjerë të kësaj familjeje janë të infektuar me koronavirus.
Ndërkaq, viktima raportohet se ka qenë duke u trajtuar në Klinikën e Pulmologjisë në QKUK dhe kishte edhe probleme me mushkëri.







