33 të vdekur e 489 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Gjatë 24 orëve të fundit, në Maqedoninë e Veriut kanë vdekur 33 persona ndërkaq janë shënuar 489 raste të reja me COVID-19.

Sipas njoftimit të Institutit të Shëndetit Publik, gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 2.841 testime ndërkohë që janë shëruar 905 pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar gjithsej 149.710 raste pozitive, prej të cilëve 127.139 janë shëruar, kurse 4.628 kanë vdekur.

Maqedonia e Veriut aktualisht ka 17.943 raste aktive me virusin korona.