32 aksidente, vetëm në 24 orët e fundit

Në territorin e Republikës së Kosovës gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur 32 aksidente.

Aksidente me të lënduar kanë ndodhur gjithsej 13, ndërsa pa të lënduar 19. Gjatë kësaj periudhe Policia e Kosovës ka shqiptuar gjithsej 1295 tiketa trafiku.

Ndërsa janë arrestuar 18 persona, në mbajtje janë dërguar 10 persona dhe 10 të tjerë në vuajtje të dënimit.