Prishtinë

31-vjeçarja që u gjet e vdekur në Prishtinë jetonte e vetme, Policia jep detaje

Një femër është gjetur e vdekur mbrëmë në banesën e saj.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.

Policia në raporton 24 orësh, njofton se viktima kishte jetuar e vetme në banesën e saj.

“Prishtinë 13.05.2020 – 21:00. Është raportuar se viktima femër kosovare e cila kishte jetuar e vetme në banesë, është gjetur pa shenja jete. Të gjitha njësitë përkatëse janë marrë me rastin”, thuhet në raport.