Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar konsumatorët e saj, se për një muaj është intervenuar në 300 raste, debllokime të pusetave të ujërave të zeza.

“Intervenimet e tilla janë të shpeshta nga ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të kanalizimit” thuhet nw njoftimin e kësaj kompanie.

Kjo ndërmarrje kërkon nga qytetarwt të kenë kujdes dhe mos të hudhin gjësende të ngurta, mbeturina të cilat janë të papërballushme për një sistem të kanalizimit i cili nuk është i dedikuar as ndërtuar për gjëra të panevojshme.

“ Mesatarja e intervenimeve në debllokime të pusetave të kanalizimit brenda një muaji arrinë në 300 sosh” thuhet në njoftim.

Rastet e tilla do të zvogëloheshin dukshëm me një kujdes më të shtuar nga ana e qytetarëve dhe në disa raste edhe me ndrrime/ zgjerime rrjetash të ujërave të zeza nga ana e Komunave përkatëse./Ballkani.info