300 mijë euro të ndara për Ekipin Negociator, që sot u shpallë antikushteutes

300 mijë euro ishin ndarë nga Qeveria e Kosovës për anëtarët e ekipit negociator, delegacion ky i udhëhequr nga lideri i PSD-së, Shpend Ahmeti dhe ai i Nisma-s, Fatmir Limaj.

Ekip ky i përbërë nga nëntë persona të tjerë, udhëtuan tri herë në Bruksel, e vetëm një herë zhvilluan takim me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Federica Mogherini.

Më 24 dhjetor të vitit të kaluar, ministrat e Qeverisë së udhëhequr nga Ramush Haradinaj pas miratimit të projektligjit për dialogun, patën votuar edhe që nga arka e shtetit të ndahen plot 300 mijë euro, që do të shkonin për ekipin negociator.

Disa muaj më vonë u bë e ditur se nga mjetet e ndara në bazë të rezervave shtetërore ishin shpenzuar gati 40 mijë euro, 22 mijë prej tyre për udhëtime, bileta aeroplani, të gjitha këto të shpenzuara gjatë vizitave në Bruksel.

Një pjesë e këtyre të hollave të ndara ishin shpenzuar edhe për zyrën administrative, ku nga ky ekip u punësuan 12 persona, që filluan të merrnin pagë mujore nga prilli.

Në Ekip Negociator, i vendosur nga Kuvendi i Kosovës bëjnë pjesë 11 persona dhe aty janë përfaqësues nga partitë politike në koalicionin qeverisës dhe të një subjekti politik opozitar.

Kurse dy partitë më të mëdha të opozitës në vend, LDK dhe Vetëvendosje patën refuzuar të jenë pjesë e këtij Ekipi Negociator që sot Kushtetuesja vendosi që ekip pa kompetenca në dialogun Kosovë-Serbi.