Një profesor nga Nju Jorku ju rikthye fëmijërisë së tij kur postoi imazhe të kompjuterit antik Apple IIe në Twitter ditën e Shtune.
John Pfaff e nxori kompjuterin nga papafingoja e prindërve ku kishte qëndruar për dekada. Megjithatë ai u surpriza kur pa se kompjuteri ende ndizej.
“Vendosa një disk të vjetër lojërash. Të pyet nëse do të rikthesh lojën e ruajtur dhe kur i thua po e gjen,” shkruante në Twitter Pfaff. “Mund të jetë 30 vjeçar ndërsa unë përsëri u ndjeva sikur të isha 10 vjeç.”
Apple IIe ishte modeli i tretë i Apple II Series lançuar në 1983. Ky version kishte për risi përdorimin e germave të mëdha dhe të vogla dhe butonat Shift dhe Caps Lock.
Të gjitha modelet e këtij kompjuteri u hoqën nga tregu në 1993.
Pfaff arriti të rikthente lojën e luajtur Adventureland, një lojë me komanda me tekst lançuar nga Scott Adams në 1978.







