Ministrja e Drejtësisë

30 shkurti i Albulena Haxhiut (Foto)

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, sot ka kujtuar dëshmoren e Kosovës, Elfete Humollin, në 34-vjetorin e vrasjes së saj.

Ajo që ishte e pazakontë në shkrimin e saj është data 30 shkurt, e cila nuk ekziston në kalendarin e sotëm, raporton Klan Kosova.

Statusi i parë i Albulena Haxhiut
Statusi i parë i Albulena Haxhiut

Dihet se 29 shkurti ndodh një herë në katër vjet. Ndërsa, nga një kërkim i thjeshtë në Google, mund të mësojmë se data 30 shkurt ka rastisur një herë në ish-Bashkimin Sovjetik dhe një herë në Suedi.

“Megjithëse, teorikisht 30 shkurti nuk figuron nëpër kalendarë, ka pasur raste, megjithëse shumë të rralla, që në historinë e njerëzimit kjo datë ka ekzistuar, një herë në ish-Bashkimin Sovjetik dhe një herë në Suedi”, shkruan në Wikipedia.

Pas disa minutash, ministrja duket se e ka vërejtur njërin gabim me datën 30 shkurt në shkrimin e saj dhe e ka korrigjuar. Ndërsa 30 shkurti tjetër i Albulena Haxhiut ende figuron në kujtimin e saj për Elfete Humollin.

Statusi me korrigjim i Albulena Haxhiut
Statusi me korrigjim i Albulena Haxhiut